Meshkujt shprehen pak dhe nuk kërkojnë të gjithë të njëjtat gjëra tek një femër, prandaj është e vështirë të kuptosh se çfarë pëlqejnë vërtet. Për fat shenjat astrologjike japin një ndihmë të madhe. Sipas tyre ata kanë personalitete të veçanta dhe duhet të dish si t’i bësh për vete. Zbulojeni si të silleni që ai që pëlqeni të dashurohet kokë e këmbë me ju.

Dashi

Nëse ai që pëlqeni është dash lëreni imagjinatën tuaj të lirë dhe veproni. Duke qenë dinamikë këta persona nuk ndalen kurrë. Shoqërojeni në aktivitetet sportive dhe kur të jeni vetëm bëni gjithçka që ai të ndihet sa më mirë.

Demi

Nëse ai që pëlqeni apo ai qe keni ne krah është një dem dhe doni që të dashurohet vërtet me ju duhet të tregoheni të buta dhe të kuptueshme. Personat e kësaj shenje kanë nevojë për kohën e tyre para se të bëjnë diçka, kështu që mos i vini nën presion.

Binjakët

Nëse gjysma juaj është binjak, për ta bërë edhe më shumë për vete tregojini se jeta ja vlen të jetohet sepse është ë bukur. Ata janë disi të papjekur dhe me një përkujdes të vogël mund t’i bëni të bien kokë e këmbë në dashuri.

Gaforrja

Nëse mashkulli juaj i zemrës është gaforre tregohuni të gatshëm përherë për ta dëgjuar e për t’i qëndruar pranë. Gatuajini, bëjini masazhe dhe mos u tregoni kapricozë pasi vetëm kështu ai do ju dashurojë me të vërtetë.

Luani

Nëse ai që pëlqeni ose ai që sapo keni filluar një lidhje është luan, për ta bërë të dashurohet plotësisht tregohuni më shprehës, provojini se e doni shumë dhe se sa i shtrenjtë është në sytë tuaj. Organizimi dhe pragmatizmi janë disa detaje të tjera që atij i pëlqejnë.

Virgjëresha

Për ta bërë një mashkull të shenjës së virgjëreshës të dashurohet marrëzisht duhet t’i tregoni se jeni gjithmonë pranë tij në të mirë ë në të keqe. Nga ana tjetër në përditshmëri shmangni rutinën, mos u vononi për asgjë dhe tregohuni diskretë.

Peshorja

Nëse pëlqeni një mashkull të shenjës së peshores, për ta bërë të dashurohet me ju duhet të dini t’i jepni siguri. Ata janë persona që kërkojnë përherë ekuilibrin dhe një lidhje të fortë e afatgjatë.

Akrepi

Nëse ju pëlqen apo keni filluar një lidhje me një mashkull akrep tregohuni përherë të kuptueshëm dhe keni për ta parë se shumë shpejt ai do ju dashurojë marrëzisht. Personat e kësaj shenje në fakt kanë një personalitet të vështirë, por duhen pranuar ashtu si janë edhe me të metat e tyre.

Shigjetari

Nëse ju pëlqen një mashkull shigjetar mos keni frikë të shprehni çdo gjë që mendoni, të dilni me të e të argëtoheni. Ata adhurojnë daljet dhe pëlqejnë femrat që nuk kane frikë nga angazhimet. Nëse i jepni besim dhe respekt me një mashkull të tillë do krijoni marrëdhënie shumë afatgjatë.

Bricjapi

Një mashkull bricjap mund të dashurojë vetëm femrat që i japin besim të plotë, janë të sinqerta dhe nuk i bëjnë premtime të kota. Nëse jeni autentike, të sinqerta dhe dëgjoni me kujdes ato çfarë ai ju thotë lidhja me të do jetë vërtet e bukur dhe e mbushur me pasion.

Ujori

Që një mashkull i shenjës së ujorit të bjerë në dashuri me ju, duhet të jeni më të hapura në shpirt. Atij nuk i pëlqen rutina, pëlqen ndërmarrjen e iniciativave dhe udhëtimet. Nëse ju nuk i plotësoni këto nuk keni për ta bërë asnjëherë për vete.

Peshqit

Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe romantikë kështu që nëse ju doni ta joshni dhe ta bëni të dashurohet një mashkull të tillë duhet të ndani pasionet me të. Ndër to janë: muzika. letërsia dhe piktura.