Shenjat astrologjike ndonjëherë të shtyjnë për mirë, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Ja çfarë gabimesh bëni më shpesh me partnerin nxitur prej yjeve.

Dashi: Inatosja, padurimi dhe dëshira për të qenë lider. Duke qene energjikë, entuziastë dhe ambiciozë, dashët mund të bëhen edhe agresivë dhe tejet kërkues pa e kuptuar. Në momente intime ata duhet ta lenë ndonjëherë partnerin të bëjë atë që dëshiron dhe kanë për t’u ndier edhe më mirë.
Demi: Kokëfortësia, përtacëria dhe vetëkënaqësia . Në përgjithësi demat i marrin gjërat shumë shtruar dhe kjo mund të merret si përtacëri nga personi tjetër. Një tjetër gabim që ata bëjnë në një lidhje është kokëfortësia. Kur thonë diçka mendojnë se janë të pagabueshëm dhe nuk ndryshojnë mendim. Ata vetëkënaqen dhe ku duket sikur e bëjnë mirë gjithçka pa ua thënë këtë personi në krah.

Binjakët: Joshja e tepërt, kopjimi dhe luajtja e lojërave. Binjakët mund të jenë herë pas here edhe dy persona të ndryshëm nga njëri-tjetri. Shpesh atyre ju mungon koherenca dhe kjo nuk ju pëlqen personave që kanë pranë. Nja nga gabimet më të mëdha është flirtimi me të tjerë.

Gaforrja: Serioziteti i tepërt, shmangia e konflikteve dhe dëshira për të kaluar gjithë kohën me partnerin. Një nga gabimet më të mëdha të gaforreve është se nuk pranojnë që dikush të bëjë shaka me ta. Gjithsesi ata i shmangin gjithmonë edhe konfliktet dhe kjo nuk ju pëlqen personave që kanë në krah. Ndonjëherë duhet edhe të debatosh për të mbrojtur idetë. Të shtyrë nga yjet gaforret duan të jenë gjithë kohës pranë me të dashurinë zemrës çka mund të krijojë edhe atmosfera mbytëse. Kushdo ka nevojë edhe për liri.

Luani: Kërkimi i vëmendjes, mungesa e përulësisë dhe trillimi. Luanët duan të trajtohen përherë sikur janë më të mirët. Në shumë raste ata mund të jenë të tillë, por përulësia do i bëjë të pëlqehen edhe më tepër. Ndonjëherë ata mund të tregohen edhe arrogantë në çift dhe mund të trillojnë për të marrë komplimente dhe vlerësime sa më shumë.

Virgjëresha: Analizimi i tepërt, parashikueshmëria dhe vetëpërmbajtja. Ata janë shumë tokësore dhe duan ta kenë gjithçka në rregull kudo. Ata fiksohen edhe pas detajeve të vogla, duan të parashikojnë çdo gjë dhe kjo mund ta mërzitë personin që kanë në krah. Ndonjëherë gjërat duhen lënë të rrjedhin vetë në një lidhje dhe ata nuk duhet ta kontrollojnë as të folurin.

Peshorja: Argumentimi i tepërt, kapricot dhe ekuilibrimi i tejskajshëm. Peshoret janë të logjikshëm dhe i peshojnë mirë gjërat, por në një lidhje ndonjëherë ekuilibri i tepërt nuk është i mirë. Në raste debatesh ata mundohen te argumentojnë gjithçka me pikë e me presje çka është një tjetër gabim.

Akrepi: Të qenit shumë të fshehtë, të tërhequr dhe të veçuar. Në përgjithësi këta persona rrethohen me mire që askush të mos i afrojë. Vetëm në rastet kur dikush ju pëlqen shumë mund të shfaqen hapur dhe të afrohen. Gjithsesi në një lidhje janë të fshehtë dhe nuk ndajnë çdo gjë pasi kanë frikë nga zhgënjimet. Këto janë gabime që nuk e lënë marrëdhënien të ecë si duhet.

Shigjetari: Pavarësia, gënjeshtrat dhe nxitimi. Këta persona duan të jenë përherë të lirë , spontanë dhe të përjetojnë aventura. Këto janë gabime që ne një lidhje mund t’iu kushtojnë. Një tjetër problem përbëjnë edhe gënjeshtrat që përdorin për të dalë nga disa situata.

Bricjapi: Të menduarit se dinë çdo gjë, janë kufizues dhe shumë kërkues. Bricjapët mund të jenë të fiksuar pas disa zakoneve që mund ta bëjë një lidhje të vështirë për të ecur përpara. Atyre ju duket sikur dinë çdo gjë dhe nuk i marrin parasysh ato që thotë partneri.

Ujori: Mungesa e empatisë, pasja e mendimeve të ngurta dhe lëshimi i vetvetes. Ujorët nuk janë shumë të lehtë për t’u duruar. Ata i mendojnë gjërat me detaje, mund të krijojnë ide të ngurta që askush nuk ua ndryshon dot dhe në raste sfidash e lëshojnë veten menjëherë. Këto janë gabime që jo çdokush i pranon në një marrëdhënie. Në shumë raste ujorët nuk i vlerësojnë sa duhet as ndjenjat e partnerit.

Peshqit: Ndjeshmëria e tepërt, fshehja e ndjenjave dhe dëshira për vlerësim. Peshqit njihen si shpirtra të ndjeshëm dhe bëjnë pjesë tek ata partnerë që duan që ndjenjat t’iu pranohen e dëshirat t’iu plotësohen. Në fakt ata mundohen t’i fshehin ato që ndjejnë dhe për partnerin çdo gjë bëhet më e vështirë. Mendojnë se janë më të mirët dhe e kërkojnë me ngulm vlerësimin.