Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha ka dalë nga dyert e SPAK pas gati dy orësh ku është marrë në pyetje në lidhje me çështjen e shpërthimit në Gërdec.
Berisha deklaroi se i bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori ka deklaruar publikisht se nuk ështe e nevojshme thirrja e tij para organit të akuzës, ndryshe nga sa ka ndodhur sot. Ai u pyet nëse ndihet i rrezikuar për këtë çështje duke u përgjigjur shkurtimisht: Aspak!
“Më bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori para 15 vitesh ka deklaruar publikisht se nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time. Sot pas 15 vitesh mendojnë se mund të kenë dijeni. Shpjegimi është se nuk kam asnjë lidhje me këtë.
I thashë prokurorëve që nuk kam asnjë lidhje me këtë. Mendoj që pa diskutim prokuroria duhet të thotë se e kujt është kaligrafia. Unë ia thashë pa diskutim se duhet ta gjeni se kujt i përket nëse nuk është falsifikim”, deklaroi ai.