Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Shkëlzen Berisha është thirrur për tu marrë në pyetje nga prokurori i çështjes së Gërdecit.

Kujtojmë se emri i Shkëlzen Berishës lidhet me dy çëshje që po hetohen nga SPAK, siç janë çështja e ‘Kompleksit Partizani’ dhe çështja ‘Gërdeci’.