Objektivi i radhës së rusëve duket se do të jetë shtrirja e influencës në Ballkan, aty ku Rusia ka një aleat të vjetër si Serbia. Në Shqipëri, influenca ekonomike dhe politike e Rusisë është e vogël pavarësisht tentativave të Kremlinit. Por kjo nuk e përjashton influencën përmes korrupsionit, spiunazhit apo mediave.
“Ai përbën rrezik edhe për rajonin. Parë në këtë kontekst edhe Shqipërinë e ka futur në listën e shteteve të cilat gjoja sipas raporteve të shërbimeve ruse kanë angazhuar luftëtarë apo kanë shkuar misionarë në luftë për të dhënë kontributin në Ukrainë. Në këtë kontekst shteti dhqiptar konsiderihet i kërcënuar nëse Putini do të vijojë me cmendurinë e vënies në efiçencë të armëve të dëmtimit në masë, armëve bërthamore dhe armëve të tjera” u shpreh Shemsi Prençi, ish-zyrtar policie.