Vendi ynë do të ndikohet nga alternime kthjellimesh e vranësira të pakta, ndërsa temperaturat e ajrit do të rriten.

Sipas MeteoAlb Shqipëria do të jetë në ndikimin e një presioni të lart atmosferik i cili ndodhet i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Pritet që në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës të jetë ultësira perëndimore, ndërsa vranësirat më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.