Përgjithësisht mendohet se kur nuk bëhet seks për shumë kohë, dëshira shtohet. Në fakt nuk është kështu. Kur nuk bëni seks, ju nuk mendoni më për të ose nuk e prisni. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, e rëndësishme është të kuptoni përse ndodh.

Nëse flasim për anën biologjike, seksi i rregullt e ndihmon qarkullimin e gjakut në zonat intime duke ju ndihmuar të keni më shumë lubrifikim (një shenjë që jeni gati të bëni seks).

Për më tepër, hormone të tilla si oksitocina dhe endorfina çlirohen gjatë aktit seksual, gjë që çon sinjalin e kënaqësisë në tru dhe e shton dëshirën për të kryer marrëdhënie seksuale. Në këtë mënyrë edhe periudhat e gjata pa kryer marrëdhënie do të bëjnë që dëshira juaj të jetë më e vogël dhe zgjimi seksual më i vështirë.

Nuk mbaron këtu. Duke mos menduar për seks, ju fokusoheni më tepër në faktorët stresues dhe që ushtrojnë trysni tek ju (siç mund të jenë limitet kohore në punë, fëmijët, etj.) dhe këta janë faktorë që e pakësojnë dëshirën për seks.

Më poshtë janë disa këshilla për të cilat keni dëgjuar, por që keni nevojë t’i rikujtoni. Duhet të lejoni dikë që t’ju afrohet për t’ju sjellë në humor edhe nëse nuk ndiheni gati për këtë. Ndryshime të vogla në marrëdhënie mund të forcojnë seksualitetin dhe pasionin. Kështu përpiquni të bëni diçka të re, shkoni diku së bashku, provoni një restorant të ri dhe kjo do t’ju largojë nga mungesa e dëshirës.