Amarda Toska ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”. Mes pyetjeve për jetën, punën, projektet, ajo që ra në sy ishte pyetja për jetën e luksit.

Jeta e luksit që ke a të bën të lumtur?

“Si fillim e dashur e sigurt se lumturia nuk vjen nga luksi por vjen së brendshmi dhe pastaj shfqet dhe jashtë. Nuk mendoj se unë bëj një jetë luksi por jetën që bëj e pëlqej shumë dhe mendoj se e kam të merituar dhe kam punuar”, ka thënë ajo.

A kanë probleme njerëzit e pasur si ju, apo çd gjë shkon vaj?

“Kjo jeta vaj në fakt është jeta e Instagramit që unë pak fare e besoj. Njerëzit e pasur që kanë vënë pasuri janë ata që kanë rrezikuar dhe punuar më shumë dhe bravo iu qoftë që bëjnë atë jetë që bëjnë”, ka shtuar më tej. Kujtojmë se Amarda prej vitesh i është përkushtuar sipërmarrjes, ndërsa është nënë e dy fëmijëve.