Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, gjatë një bashkëpunimi me ndjekësit e tij në Instagram, është pyetur nëse do të sjelli një duet me reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Stresi nuk i’u ka dhënë një përgjigje konkrete, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e një dueti mes tyre, por mesa duket ende nuk ka asnjë plan.

“Çdo ditë këtë pyetje keni… E rëndësishme është që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë. Për të tjerat vijnë vetë pa plane. Respekt për të gjithë fansat. Vetëm kështu të bashkuar, nuk ka asgjë që na thyen.“, ka shkruar Stresi.

Stresi dhe Noizy “thyen” murin që kishin ngritur midis tyre, pasi pak muaj më parë reperët i dhanë fund mosëmarrëveshjeve pas diss-e që kishin përmes këngëve.