Rigels Rajku ose siç njihet me emrin e tij të artit “Noizy” është padisksutim një nga reperet më të dashur dhe më të kërkuar të estradës shqiptare. Ai organizon shpesh pyetje-përgjigje me fansat në rrjetin social Instagram ku ata e pyesin për projektet e ardhshme por dhe për jetën private, atë që ndodh pasi “kamerat janë fikur”.

Një nga fansat e ka pyetur reperin se pse ai nuk bën një fil biografik ku të shfaqë jetën e tij dhe ngjitjen në majën e muzikës shqiptare.

“Filmi duhet të ketë një fund, unë jam ende rrugës për diku sa të shkoj atje ku dua, do i japë fund dhe do bëj filmin dhe dokumentarin më të bukur që do të ketë parë kjo gjeneratë.. ju premtoj”, shkroi ai.

Një tjetër pyetje për Noizy-n ishte: “A të frikëson dështimi”? Por ja si u përgjigj ai: ” Jo, më bën kurioz, më bën të mendoj”.

Kujtojmë që koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.