Don Xhoni ishte një nga të ftuarit e Luana Vjollcës në “Zemër Luana” këtë të diel, ku sigurisht që nuk do i shpëtonte lojëra pikante personale.

I vendosur brenda një zemre të madhe në skenë, Don duhej t’u përgjigjej pyetjeve mbi dashurinë apo vajzave VIP me të cilin e kanë bërë të lidhur. Nëse reperi nuk i përgjigjej pyetesorit brenda zemrës i bashkohen vajza balerina, ndërsa balerinët meshkuj futin shtiza në “zemrën” e tij.

Një nga pyetjet pikante ishte mbi ish-të dashurën e tij ruse, Ariana Lirey.

“Ish-e dashura jote ruse, Ariana Lirey nëpërmjet rrjeteve sociale shprehet se kënga me Era Istrefin, është një dedikim për të madje edhe të falenderon. Çfarë do t’i thoje sonte asaj nga skena e “Zemër Luana”?”, ishte kjo pyetje që iu drejtua Xhonatanit, i cili ia ktheu me pyetje dhe u shpreh kështu:

“I them: ‘A të mungoj?’. Kënga me Erën nuk është dedikim për të (Ariana), por për një vajzë tjetër; e cila është edhe më e bukur se ruse!”.