Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë rikthimin e Lulzim Bashës në skenën politike, që e nisi pasditen e djeshme me inskenimin e një takimi me disa studentë, të cilët i kërkonin që të merrte drejtimin e PD-së zyrtare. Gazetarët e pyetën sot Sali Berishën, a e tremb rikthimi i Bashës?
“Çfarë flet more, çfarë më tremb mua?!! (Qesh). Mos bëj shaka. Atë po e përdor Rama. Ai është vegël në duart e Ramës. Ai bën çfarë i thotë Rama. Mos më pyesni mua për axhendën e tij, pyesni Ramën. Unë po e them, atij axhendën ia bën Rama Ç’të dojë le të bëjë, atij axhendën ia bën Rama” tha Sali Berisha.