Ish kryeministri, Sali Berisha e ka krahasuar rikthimin e tij në politikën aktive, njëjtë si ai i miliarderit amerikan, Steve Jobs.

Mes të tjerash, ai paralajmëroi Ramën se ky i fundit do të humbiste çdo garë kundër PD sepse tashmë nuk kishte më përballë një opozitë “kukull”.

Sali Berisha: Jemi një moment kritik, por unë jam besimplotë dhe unë ju shof ju dhe shof shqiptarë të vendosur. Mos harroni se jemi 40 mijë në këmbë. Kaluam të gjitha këto vështirësi, të tjerat nuk janë të pakta, por të kalueshme.

Edi Rama tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por shpirtin nuk e ka më të qetë. Vendi ka opozitë të vërtetë tani. Më duhet ti them, PD e vërtetë dhe në këmbë të ka mundur tre herë dhe do të mundë në çdo garë, je i pashpresë, ta ketë të qartë.

Flet për rikthimin, fut ata të vetët nëpër mediat dhe televizioni, ja si kthimi i Napolonit, si kthimi i këtij apo i atij.

Tani po i them, kthimi im është kthimi i Steve Jobs. Harroje!

Ata që menduan se pasi një seri pabesirash qëndrimesh nga më disluajalet e nxorën në rrugë dhe u kthye, dhe me Ipadin, Iphonin ndryshoi botën, ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë.