Seriali i Netflix ‘Roman Empire’ i referohet qytetit të Durrësit si Greqi. Në një kontroll mbi këtë serial shihet një moment që në përkthimin e këtij seriali, qyteti i Durrësit cilësohet si Greqia.

Siç mund të shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, në sezonin e 2 episodin e 3 të këtij seriali fjala ‘Dyrrachium’, (i cili është Durrësi i sotëm) përkthimin poshtë e ka Greece (Greqi).