Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, ka kohë prej kur ishin në një lidhje të hapur.

E tashmë ata i kanë dhënë fund zyrtarisht beqarisë.

Çifti dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë.

Ata kanë publikuar një fotosesion në llogaritë e tyre personale në Instagram, gjersa Eni shfaqet me fustan të bardhë e Genci me kostum të zi.

“Z. & Znj. Prelvukaj. Të martuar që nga viti 2019”, ka shkruar Koçi në postimin e shpërndarë me ndjekësit.