Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e sotëm.
Ai ka qëndruar në SPAK për më shumë se 2 orë dhe është thirrur si person që ka dijeni për hetimet. Burimet per media bëjnë me dije se ai është thirrur për të dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte nr:2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Pasi doli nga SPAK, ai nuk pranoi te jepte sqarime për median.
Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH-së, më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit, Evis Berberi njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku
Gjyli ishte një emërim i brendshëm në radhët e ARRSH. Më parë ai ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe së fundmi atë të zv drejtorit të përgjithshëm të ARRSH.
Evis Berberi, u arrestua me 14 mars 2024 me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK zbuloi skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.