Sot u zhvillua protesta në Prishtinë, Kosovë kundër abuzimit të 11-vjeçares nga 5 persona.
Kjo ngjarje tronditi opinion publik dhe për pasojë, shumë qytetarë kanë dalë sot në tubim.
Protesta nisi rreth orës 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” ku vijoi edhe në Ministrinë e Drejtësisë.
Qytetarët në shenjë revolte hodhën bojë të kuqe nëpër institucionet shtetërore. Por kush ishin disa nga personazhet VIP që morën pjesë sot në protestë?Ndër ta përmendim: Dafina Zeqiri, Dj Geek, Adriana Matoshi, Shyhrete Behluli së bashku me të bijën, Engjellusha Salihu, Ron Zaiti, Dj Dagz, Lyrical Son si dhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
E mitura u abuzua nga 5 burra. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, nga ora 17:30 deri në 00:30. Kujtojmë që e mitura u ndalua në park në Prishtinë nga tre prej abuzuesëve. Dy prej tyre e dhunuan ndërsa i treti e mori në makinë me të tjerët dhe e dërguan në një vend pa njerëz, për të abuzuar sërish.
Shumë personazhe të njohur të ekranit reaguan ashpër për ngjarjen e rëndë. Një ndër to ishte edhe Dafina Zeqiri, e cila ka reaguar gjatë gjithë kohë në rrjete sociale. “Kjo duhet të ndryshojë tani! Emrat duhen me u bo publike. Përgjithmonë! Një shenjë për ton jetën me ja lon përdhunuesve!”
“Unë mendoj që duhet mi dënu përdhunuesit njësoj si vrasësit. Minimumi 15 vite! Mendimi jem! Çfarë dallimi kanë? Tregom”? – shkruan Dafina.