SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish nën kryetarin e Bashkisë Kukës Granit Gjana, për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit në 1 vit. SPAK kërkoi konvertimin e dënimit me 2 vite shërbim prove.

Në seancën e ardhme, gjykata pritet të shpallë vendimin për Gjanën.