SPAK ka dhënë sot pretencën për autorët e grabitjes së miliona eurove në Rinas në 9 prill të 2019. Në total janë 157 vite burg që kërkohen për 8 autorët.

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klement Çalën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Çela dhe Alkond Bengasi.
Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal.