35-vjeçari Elton Sina është arrestuar në aeroportin e Rinasit. Ky i fundit akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 11-vjeçare. Rasti u zbulua pas një denoncimi në një emision investigativ.
Sina ndodhej në Itali dhe kishte deklaruar se do të kthehej bashkë me avokatin e tij për çështjen, por me mbërritjen në Rinas ai është ndaluar nga policia. 35-vjeçari është njohur me masën e sigurimit ” Arrest me burg” dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, pas provave të grumbulluara.
Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2023, gjatë pushimeve verore kishte shkuar tek halla e saj në fshatin Golem të qytetit të Kavajës për të qëndruar disa ditë me fëmijët e vegjël të familjes dhe me kushurirat e saj, konkretisht bashkëshorten e 35-vjeçarit Elton Sina.
Kohë më parë 35-vjeçari kishte komunikuar me vajzën në Instagramin e saj, teksa i dregonte të miturës simpatinë që ai kishte për të, të akumuluar prej vitesh, duke i thënë konkretisht që kur ishte e vogël ai e mbante në prehër dhe shfrynte epshet e tij, e ndërkohë të afërmit mendonin se Eltoni kujdesej shumë për të voglën.
E mitura tregoi se abuzimi ka ndodhur në një moment kur ajo ka qenë vetëm në dhomën e gjumit, teksa kujdesej për të vegjlit e familjes. Në fakt e gjithë situata kishte ardhur gradualisht pasi për tre ditë qëndrimi 35-vjeçari e kishte ngacmuar disa herë, madje dhe në prezencë të familjarëve të tjerë teksa e mitura flinte.