Ada ka qenë një nga konkurentet e PërPuthen e cila ka pasur rrugëtim të shkurtër dhe vëmendje të madhe.
Ajo është komentuar gjatë për format e saj trupore, ndërsa nisi të kishte dhe një histori me Edin, e cila nuk u finalizua në një marrëdhënie dashurie.
Edi u rikthye në program dhe doli përsëri, ndërsa tashmë është radha e Adës. Ajo do të rikthehet pasi mori një ftesë live në Prime-n e kësaj të shtune. Bora e ftoi konkurenten të bëhej pjesë e programit, ndërsa kjo e fundit kërkoi të dinte cili nga djemtë do e donte në program, në mënyrë që të rikthehej.
Djemtë ngritën dorën të gjithë pa përjashtim, përfshirë këtu Brunon dhe Erjonin të cilët janë deklaruar. Në këtë mënyrë, Ada konfirmoi rikthimin dhe të hënën presim ta shohim në transmetim.