Këngëtarja Adelina Tahiri edhe pse prej një kohe të gjatë nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikorë ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Këngëtarja është mjaft aktive në Instagram ku ndan me ndjekësit foto e video nga më të ndryshmet. Ajo nuk nguron që të postojë edhe imazhe të bashkëshortit dhe djalit të saj. Së fundmi ajo ka publikuar një foto të bashkëshortit të saj në Instagram.
“Ky është dashuria ime. Ju pëlqeu s’ju pëlqeu, unë e dua”-shkruan Adelina.
Menjëherë ka nisur një vrull komentesh negative ku një ndjekës i ka shkruar: “Nuk te vjen per te vjell kur fle me ate plakun.”
Pavarësisht se e di që në foto do ketë edhe komente negative, këngëtarja ka vendosur që t’i lërë të lirë ndjekësit, duke mos i bllokuar komentet. Këngëtarja është kritikuar nga ndjekësit e saj për martesën, pasi bashkëshorti është shumë më i madh në moshë se ajo si dhe është maqedonas dhe jo shqiptar.