Adelina Tahirin jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar deri në detaje në fotot e saj në Instagram, por së fundmi këngëtarja ka bërë një përjashtim. Ajo ka publikuar një video ku shfaqet pa make up dhe pa filtra, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm konkretisht për vajzat e reja.
Adelina është shprehur se Instagrami pasqyron një jetë të shtirur ku të gjithë tentojnë të duken sa më perfektë, pasi askujt nuk i bie ndërmend telefoni kur është keq. Ajo i ka këshilluar vajzat e reja ta duan veten ashtu siç janë dhe të mos ndikohen nga rrjetet sociale.

“Përshëndetje të gjithëve, mirëmëngjesi dhe pse mua dita me ka nisur par dy orëve. Unë vendosa të dal sot pa grim, pa filter dhe vendosa të them dicka që kam gjithë këto kohë e mendoj… Jo të gjithë jemi të përkryer pa make up dhe pa filtra por qëllimi është që ne ta duam veten ashtu sikur jemi. Unë po shikoj shumë vajza të reja të cilat janë të obsesionuara pas instagramit dhe dukjes së tyre.

Mos harroni që instagrami nuk duhet të jetë inspirim për gjeneratat e reja… Ne në Instagram postojmë atë çfarë ne duam që të tjerët të shohin, nuk na bie ndërmend për telefonin në momentet kur ne jemi keq. Kështu që unë dua vetëm të motivoj vajzat e reja dhe të gjithë të tjerët dhe t’ju them se jo të gjithë jemi të përkryer por duajeni veten ashtu siç jeni… Ju dua shumë!”, është shprehur këngëtarja.