Meta: S’ishte shumë e demosdoshme, pse duhet të vinte. Së pari ju e thatë vetë se në atë farë vendi ku u bë protesta, edhe iorganizimi ishte simbolik nuk ishte për pjesëmarrje, se nuk shkojnë njerëzit aty se ka veshtiresi terreni.

Aty afër janë dhe varrezat dhe nuk shkohet aty për të bërë zhurmë dhe ulërima. Nuk ka qenë qëllimi pjesëmarrja, thirrja është bërë nga Partia e Lirisë, folësit kanë qenë nga shoqëria civile, kanë qenë dhe përfaqësuesesit e Teatrit.

Për sa i takon idesë së frontit opozitar, ata që janë kundër Edi Ramës e kanë detyrim të jenë bashkë. Por kjo nuk do të thotë që PD dhe PL të kenë një agjendë të përbashkët, por ato mund të koordinohen.