” Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje”. Kështu ka deklaruar ish kreu i PD Lulzim Basha pas incidentit të ndodhur sot në protestë ku u sulmua lideri historik i demokratëve Sali Berisha.

Basha në postimin e tij kërkon që ngjarja të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Sipas tij dhuna është tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar.

Basha: Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar.