Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se goditja me grusht kundër tij në fytyrë ishte e planifikuar nga ata që i quajti “narkoeurot”.

“Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë.

Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist.

Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist” tha ai.

“Shqipëria është sot në rrezik ekzistencial. Ne dolëm në protestë me sloganin: Shqipëria në rrezik. Ne nuk kemi një pushtues të huaj, apo një vend që na kërcënon me luftë.

Ata që i vjedhin një populli votën, i vjedhin të ardhmen. Më shumë se kushdo tjetër, e dimë ne shqiptarët.

Në të shkuarën tonë, ne të gjithë votonim njëherë në katër vjet, siç votonin qytetarët e kombeve të lira. Por dallim mes nesh dhe atyre ishte si mes natës dhe ditës.

Pas dekadash në sistemin e votës së vdekur, në e përmbysëm atë, por dolëm si një popull i uritur dhe u derdhëm në detra në eksode biblike.

Sot, pas 31 vitesh, pikërisht në prag të këtij samiti, ne paraqitemi sërish para Europës si ‘boat people’. Por shkaku nuk është më tirania e mjerimit si 31 vite më parë.

Por shkaku është i lidhur si më shumë se asnjëherë me votën e vdekur. Rama ka vendosur sistemin e patronazhistëve si në diktaturë.

Europa dhe bota dëgjuan se si hakerat e ajatollaëve hakeruan sistemin e të dhënave personale të shqiptarëve. Ky ishte një agresion i vërtetë dixhital.

Por hakerat e ajatollahëve vetëm përsëritën aktin e shëmtuar të hakerave të kryeministrit, që mori nga database e qeverisë, të dhënat personale të shqiptarëve dhe i vuri në dispozicion të patronazhistëve për të ushtruar terror mbi shqiptarët.

Përveç kësaj, narkoqeveria përdor qindra-miliona euro të bandave. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim dhe vota blihet me 500 euro” tha më tej Berisha.