Adrola Dushi është një ndër modelet më të sukseshme në Shqipëri dhe Amerikë, e cila së fundmi ka zgjedhur të shijojë pushimet në jug të vendit tonë.

Në llogarinë e saj të Instagramit, ajo ka postuar një video dhe disa foto të ndryshme e cila shihet e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm duke treguar format e saj trupore.

Gjithashtu modelja ka postuar edhe një video ku shihet duke ecur buzë detit, ku në krah të videos ka shkruar: “Vallëzoni me valët, lëvizni me detin, lëreni ritmin e ujit të çlirojë shpirtin tuaj”.

Modelja prej vitesh është zhvendosur së bashku me djalin e saj në Amerikë.