Modelja bukuroshe shqiptare, Adrola Dushi komentohet shumë në mediat rozë.
E së fundi ajo u është përgjigjur ndjekësve të saj, përmes pyetjeve më interesante të tyre.
Modelja ka folur për shumë gjëra, por ka rrëfyer edhe periudhat e vështira nëpër të cilat ka kaluar.
Një nga ndjekësit e pyeti nëse ka patur raste kur ajo është dorëzuar dhe ka humbur shpresën, ku në përgjigjen e saj modelja u shpreh se kishte momente që është ndjerë në ‘errësirë’.
“Ka patur raste kur jam ndjerë që gjithçka u përmbys dhe është ndjesi më e keqe. Por, sigurisht që çdo gjë është kalimtare në jetë. Kur ti del nga ajo “errësirë” e risheh sa e bukur është bota e sa shumë gjëra ke në jetë për t’u ndjerë e bekuar dhe më pas gjithçka merr vlerën e duhur”, ka thënë Adrola.
Ajo ka folur edhe rreth projektit të ri, por nuk ka dhënë detaje.
“Ka kohë që po punoj për një projekt i cili ju përfshin edhe ju por akoma nuk jam gati të flas për të. Shpresoj shumë që të mirëpritet nga të gjithë kurdo që të jetë momenti të dalë në dritë”, u shpreh modelja.