Donald Veshaj pas daljes nga “BB” nuk ka bërë asnjë lloj reagimi, madje as për lajmet që janë shkruajtur për të.

Por si duket ai ka vendosur që të thyej heshtjen e tij.

Pak minuta më parë ai ka bërë një reagim në “Insta Story”.

Ai në mesazhin e tij të gjatë ka falenderuar të gjithë mbështetësit, por edhe ka treguar se është penduar për humbjen që pësoi në “BBV”.

Me këtë ai lë të kuptohet se bëhet fjalë për Borën.

Më tej ai shprehet se po përpiqet ta fitojë sërish, duke vërtetuar në një farë mënyre se është e vërtetë se po tenton ribashkimin me të.

“Ndërkohë që kamerat janë fikur uroj të kuptoni e respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet ti kisha hapur kurrë. Me ndihmen e kohes dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet.”, shkruan Donaldi duke nënkuptuar se ka mbyllur çdo gjë me Trixën dhe është në pritje të Borës.