Moderatorja Alketa Vejsiu ka shijuar pushimet nëpër vende të ndryshme të botës, ku ka ndarë gjithashtu edhe postime në rrjetet sociale.
Por vendi i fundit që ka vizituar është ai më i veçanti për modratoren e njohur. Përmes disa postimeve në Instastory, Vejsiu zbuloi për ndjekësit e saj se ndodhet në qytetin e Korçës, saktësisht në shtëpinë e gjyshërve të saj.
Në një video të publikuar moderatorja shprehet se është rikthyer pas 25 vitesh në shtëpinë e gjyshërve të saj, ku ka kaluar fëmijërinë: “O Zot i madh këtu kam ardhur pas 25 vitesh. Këtu ku kam kaluar fëmijërinë time ku ka qenë shtëpia e nënës dhe e gjyshit. Këtu nuk jeton asnjeri tani. O Zot sa kujtime kam këtu.”
Krahas një videos Alketa shkruan: “3 muaj në verë me tren deri në Pogradec. Deri 14 vjeç sa ishte gjallë nëna vija këtu”
Teksa ndodhet në oborrin e shtëpisë, moderatorja rrëfeu se kur ka qenë e vogël, ajo bënte edhe punë me grep dhe qëndisje, ndërsa ishte te gjyshërit e saj.
“Këtu bëja punë me grep edhe qëndisja. Ulesha këtu kemi pasur një stol që uleshim me gocat dhe me çunat. Këtu më ndiqte nëna me bukë, me gjalpë dhe me djathë”- shprehet Alketa.
Ndërsa ajo nuk harroi të kujtojë edhe gjyshen e saj të ndjerë, teksa në një foto të derës së shtëpisë shkruan: “Ah moj nëna ime të ishe gjallë të të puthja dhe një herë.”
Alketa Vejsiu ka rrëfyer pak kohë më parë një ndër momentet më të trishta të jetës së saj duke dhënë gjithashtu edhe një mesazh motivues për publikun.
Moderatorja tregoi se ka qenë shumë e gëzuar kur prindërit i kanë bërë dhuratë një palë atlete kineze. Vejsiu tregoi pas larjes, këto atlete u vendosën nga nëna dhe babai i saj në një sobë me dru për t’u tharë dhe gabimisht i harruan atje. Moderatorja rrëfen se atletet që ishin puna e një viti, u dogjën. Ajo tregoi se ky ka qenë një ndër momentet më të trishta të jetës së saj, por pastaj ka kuptuar që edhe të mos kesh atletet mund t’i bësh gjërat që do duke dhënë kështu një mesazh mjaft motivues dhe domethënës për të gjithë.
“Unë kur kam qenë e vogël njëherë, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi edhe kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru atje që të thaheshin dhe i harruan atje. Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën.”– tha Alketa Vejsiu në nisje të një puntate të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan.”