Moderatorja Alketa Vejsiu është një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo shpesh ndan me ndjekësit e saj projektet apo edhe momente nga përditshmëria.

Së fundmi ka zbuluar përmes fotove të shumta në rrjetet sociale, që ndodhet në Londër, ku po shijon pushimet.

Ndjekësit kanë vërshuar me komentet komplimentuese, por sigurisht që nuk kanë munguar dhe ato negativet.

Njëra prej ndjekësve i shkruan se do të rikthehet sërish në atdhe se Londra nuk pyet për të.

Këtij komenti moderatorja nuk ka ngurruar t’i përgjigjet duke thënë se i qesh zemra si në Londër, po ashtu edhe në Shqipëri.