Një ndër çiftet më të përfolur nga emisioni “Përputhen” ishin Bruno dhe Florjana të cilët u deklaruan për njëri-tjetrin duke vendosur që njohjen e tyre ta vazhdonin jashtë këtij programi.

Pas daljes si çift nga emisoni ata u panë shumë të dashuruar duke kaluar kohë së bashku dhe duke postuar shpesh foto të ndryshme në rrjete sociale.

Siç duket kjo lidhje zgjati shumë pak pasi prej pak kohësh po qarkullonin zëra se marrëdhënia e tyre e dashurisë kishte përfunduar.

Këto zëra i aprovoi dhe vetë Bruno i cili gjatë një live në Instagram i përgjigjet  njërit prej ndjekësve pasi i tha “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.” Ky koment nuk kaloi pa u vënë re nga ai duke ju përgjigjur “Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia” ka thënë ai.

Prej disa kohësh fansat e tyre kishin dyshuar për ndarjen e tyre pasi të dy postonin shpesh foto me shkrime dedikuar njeri-tjetrit.