Arben Ahmetajt iu paguan ndër vite të ndryshme nga Klodian Zoto udhëtime të shtrenjta dhe akomodime në hotele luksoze, por të gjitha këto ai i fshehu dhe nuk i deklaroi në deklaratat vjetore të pasurisë.
Një veprim i tillë i kryer nga ish funksionari është vepër penale, dhe i dënueshëm nga ligji për akuzën e deklarimit të rremë, për të cilin në SPAK aktualisht janë nën hetim 20 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar.
Por megjithëse provat vërtetojnë se si nga viti 2013 e në vazhdim ish ministrit të Financave e po ashtu ish zv kryeministrit iu paguan përmbi 10 mijë euro udhëtime nga i akuzuari i inceneratorëve, ai nuk i ka deklaruar ato në formularët e detyrueshëm vjetorë.
Nuk dihet ende se përse nga viti 2013 e në vazhdim ILDKPI i ka konsideruar të rregullt këto formularë për të cilët burimet i sqarojnë TCH se ish ministri ka pasur lidhje të ngushta me familjarë të krerëve të këtij institucioni, duke mundësuar në këtë mënyrë edhe fshehjen e pasurive dhe dhuratave.
Këto të fundit në përmbushje të rregullores mbi etikën të miratuar nga qeveria Rama duhet të ishin deklaruar nga ministri Ahmetaj , i cili ka fshehur dhurata si pagimi i hoteleve super të shtrenjta në Milano dhe Austri.
Që të gjitha të vërtetuara, por që nuk i pa as SPAK dhe as ILDKPKI, që është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Ish ministri Ahmetaj nuk u hetua nga SPAK as për korrupsionin e dyshuar përderisa shfaqet në e-maile si i paguar nga Klodian Zoto dhe as për fshehje të pasurisë e deklarim të rremë. Aq më tepër që rankohet si ministri me pasuri 320 milionëshe , dhe si ministri më i pasur i kabinetit Rama.