Deputeti Arben Ahmetaj duke hyre ne nje seance parlamentare, ku u diskutua per situaten e energjitike ne vend, si dhe u miratuan tre projektligje. Para seances u perurua dhe nje ekspozite me titullin "U rritem ne BE", nje veprimtari e perbashket e Parlamentit dhe Ambasades së Republikes Ceke./r/n/r/nMP Arben Ahmetaj entering a parliamentary session, where the electricity situation in the country was discussed, as well as three draft laws were approved. Before the session, an exhibition with the title "We grew up in the EU", a joint activity of the Parliament and the Embassy of the Czech Republic, was held.

Arben Ahmetajt iu paguan ndër vite të ndryshme nga Klodian Zoto udhëtime të shtrenjta dhe akomodime në hotele luksoze, por të gjitha këto ai i fshehu dhe nuk i deklaroi në deklaratat vjetore të pasurisë.

Një veprim i tillë i kryer nga ish funksionari është vepër penale, dhe i dënueshëm nga ligji për akuzën e deklarimit të rremë, për të cilin në SPAK aktualisht janë nën hetim 20 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar.

Por megjithëse provat vërtetojnë se si nga viti 2013 e në vazhdim ish ministrit të Financave e po ashtu ish zv kryeministrit iu paguan përmbi 10 mijë euro udhëtime nga i akuzuari i inceneratorëve, ai nuk i ka deklaruar ato në formularët e detyrueshëm vjetorë.

Nuk dihet ende se përse nga viti 2013 e në vazhdim ILDKPI i ka konsideruar të rregullt këto formularë për të cilët burimet i sqarojnë TCH se ish ministri ka pasur lidhje të ngushta me familjarë të krerëve të këtij institucioni, duke mundësuar në këtë mënyrë edhe fshehjen e pasurive dhe dhuratave.

Këto të fundit në përmbushje të rregullores mbi etikën të miratuar nga qeveria Rama duhet të ishin deklaruar nga ministri Ahmetaj , i cili ka fshehur dhurata si pagimi i hoteleve super të shtrenjta në Milano dhe Austri.

Që të gjitha të vërtetuara, por që nuk i pa as SPAK dhe as ILDKPKI, që është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Ish ministri Ahmetaj nuk u hetua nga SPAK as për korrupsionin e dyshuar përderisa shfaqet në e-maile si i paguar nga Klodian Zoto dhe as për fshehje të pasurisë e deklarim të rremë. Aq më tepër që rankohet si ministri me pasuri 320 milionëshe , dhe si ministri më i pasur i kabinetit Rama.