Klea Huta ka postuar në Instagram një foto me producentin Elgit Doda ku shihen në një moment romantik duke shkëmbyr një puthje.

“Do thoni ju po si ia del? Përgjigjen e keni te fotoja!”- shkroi Klea.

Mirëpo, një nga miqtë e tyre më të mirë, Olsi Bylyku ka vendosur ‘t’i ngacmojë’, duke u lënë një koment që ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet.

“Ky Giti shumë i ftohtë duket se ti dukesh që e puth me ndjenjë. Nuk e di tani, shikoje vet!”– shkruan me humor Olsi duke marrë vëmendjen e ndjekësve. Ndërkohë Klea nuk i ka kthyer përgjigje.