Luizi dhe Armaldo kanë qenë dy nga banorët që krijuan shumë përplasje gjatë kësaj jave në shtëpi. Mes tyre u përdorën epitete të shëmtuara, të tipit ‘Lepurush’, ‘Ti je lepur’, ‘Je mi’, ‘Buburrec’, ‘Frikacak’ etj.
Armaldo shkeli një nga rregullat e programit. Ai dëmtoi mikrofonin duke u hedhur në pishinë, veprim ky që i kushtoi rëndë të gjithë banorëve, pasi ata për disa orë folën vetëm me shenja. Vëllai i Madh vendosi që atyre tu ndalohet komunikimi përkohësisht.
Armaldo: Së pari kërkoj ndjesë për mikrofonin. Unë thash nuk dua të jem më lideri i shtëpisë, ndërsa Luizi futi politikën në mes. Unë i thash nuk merrem me politikën. Në këtë moment, më quajti frikacak Gramshi. Dhe gjithë kohën me ka thënë epitete të ndryshme. Kanë qenë argumente boshe, duke më thënë gjithë kohën frikacak.
Kiara: Këta të dy vdesin për njëri-tjetrin, thjesht nuk e pranojnë.
Armaldo: Kjo nuk ka qenë teatër, ka qenë debat.
Kiara: Jo nuk ka qenë debat.
Efi: Ti ke qeshur gjithë kohën.
Armaldo: Për mua ka qenë debat, nisi dhe përfundoi si i tillë. Luizi është një person që ai bën batuta gjithë kohën dhe të bën të qeshësh. Ai më ka suportuar mua, që të më ngrejë mua, duke qenë që unë isha në nominim.
Tea: Si mund ta perceptosh si ndihmesë, ofendimin?
Kiara: Kjo ka qenë një strategji e Luizit për ta mbajtur Armaldon më gjatë në shtëpi, duke e ngacmuar atë.
Armaldo: Si?
Kiara: Ai të don Maestro.