Bashkim Saiti tanimë nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar.

Flasim për djalin simpatik nga Mitrovica i cili u bë i njohur falë pjesëmarrjes në emisionin e dashurisë Për’puthen.

Sa u mendua që gjeti dashurinë në program ku u deklarua për Alvisën, gjërat jashtë programit rrodhën ndryshe dhe çifti i ndanë rrugët.

Së fundmi Bashkimi ka hapur një pyetësor në instagram ku iu adresuan pyetje të shumta nga ndjekësit, e disa tepër pikante.

“E pash ni portal thuhet se je i martuar dhe ke dy femi” i shkruan dikush nga ndjekësit.

I habitur nga kjo përgjigjja e Bashkimit ishte: Saaaaaaa fmij? Hahahaha

Përgjigjja e ti la të kuptohet se padyshim që kjo nuk është e vërtetë.

Tani pas ndarjes nga Alvisa Bashkimi është përfolur për lidhje me një modele shqiptare.