Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë goditur disa ndërtesa ne Bejrut, Liban ku sipas dyshimeve të tyre, atje fshihen drejtues të Hezbollahut dhe ndodhet vendi i prodhimit të armëve.

Pas inteligjencës precize të IDF-së, IAF (Forcat Ajrore të Izraelit) aktualisht po kryen sulme ndaj objektivave strategjikë të terrorizmit që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah në zonën e Bejrutit. Ndër objektivat e goditura janë objektet e prodhimit të armëve, ndërtesat e përdorura për ruajtjen e armëve të avancuara dhe qendrat kryesore të komandës së organizatës terroriste”, tha IDF në një deklaratë.

Deklarata vjen disa orë pasi IDF filloi të godasë ndërtesat në lagjen Dahiyeh në Bejrutin jugor ndërsa Hezbollahu mohoi që armët janë duke u ruajtur në ndërtesat civile të shënjestruara nga sulmet izraelite.

Ajo që kishin më shumë frikë ndodhi! Izraeli sulmon Libanin,

FOTO NGA SULMI NE LIBANI

Lugina Beqaa, e vendosur në lindje të vendit përgjatë kufirit me Sirinë, ka qenë nën sulme të shpeshta ajrore nga Izraeli gjatë javës së kaluar, ritmi i të cilave tani është rritur akoma më shumë pasi ishin ndërprerë gjatë natës shkruan CNN. Izraeli lëshoi ​​disa urdhra evakuimi për banorët e periferisë jugore të Bejrutit Dahiyeh, por la shumë pak kohë që nga lëshimi i urdhrit e deri në momentin e fillimit të sulmeve. Qindra familje u mblodhën në bregdetin e Bejrutit për t’i shpëtuar bombardimeve. Sipas Izraelit, të shtunën në mëngjes Libani kishte goditur shtetin hebre me 10 predha.

“Pas sirenave që u dëgjuan pak më parë në zonën e Galilesë së Epërme, rreth dhjetë predha u identifikuan duke kaluar nga Libani në territorin izraelit”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Hezbollahu nuk ka lëshuar asnjë deklaratë duke marrë përgjegjësinë për sulmin. Ndërkohë, nga mediat vendase në Bejrut u raportua për tym që dilte nga lagjja jugore e qytetit Dahiyeh ndërsa dielli po dilte mbi kryeqytetin e Libanit.