oscar

SPAK ka zbuluar se krahas abuzimeve me OJF-të duke gjeneruar mbi 1 miliard lekë të ardhura, Ajola Xoxa bleu mbi 850 mijë euro fustane dhe bizhuteri.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të“, thuhet në njoftimin e SPAK. /gazetajonë