
Këngëtarja Zaimina Vasjari është shpesh në vëmendjen e mediave rozë. Ajo është nënë e një vajze 3-vjeçare, Khloe, dhe një djali me emrin Kamar.
Por fëmijët e Zaiminës kanë edhe 2 motra nga i ati. Zaimina prej kohësh e ka bërë publike marrëdhënien e shëndetshme që gëzon me vajzat e bashkëshortit të saj.
Sot vajza e madhe e tij, Jennifer, feston ditëlindjen dhe nuk mungoi një urim nga këngëtarja.
“Gëzuar ditëlindjen akrep i çmendur. Të uroj më të mirat”, shkruan Zaimina në një foto që kapublikuar në “Instastory”.