Zaimina Vasjari ka treguar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, që aq sa liberal është bashkëshorti i saj, aq është edhe tradicional, sepse para fëmijëve nuk do të preferonte që ajo të shkonte dhe të këndonte nëpër koncerte, ndërkohë që ka edhe dy fëmijë të vegjël.

Këngëtarja ka treguar se nëse i rikthehet muzikës, do i rikthehet për pasion dhe jo për punë, sepse gjatë natës që bëhen koncertet dëshiron të jetë e pranishme pranë fëmijëve dhe burrit të saj.

Advertisement
“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment t’u mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa i përket muzikës, nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë. Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë. Burri im është aq mendjehapur, edhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe ‘gruan e dua për vete, e dua në shtëpi’. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im”.