Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Lezhë-Shkodër me pasojë plagosjen e dy personave.

Dy makinat janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa shkak dyshohet se është bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Dy shoferët, Florjan Colaj dhe Alban Zusi kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Lezhës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.