Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë ku një automjet, është përmbysur në mes të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur te vendi i quajtur “Oxhaku”, pranë Pediatrisë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe drejtuesi i mjetit, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.