Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje te mbikalimi i Ishull-Lezhës.
Raportohet se një motor është përplasur nga furgoni. Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Ishull-Lezhë rreth orës 07:00.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, Pavlin Ndoj.
Mësohet se viktima iu është nënshtruar plagëve të marra në spital.
Ndërsa drejtuesi i furgonit, shtetasi me iniciale M. M., është shoqëruar nga policia.