Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku makina ka përplasur një këmbësor.

Policia thotë se automjeti i drejtuar nga P.M. përplasi për vdekje këmbësorin. Viktima nuk është identifikuar ende.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.