
Një aksident rrugor është raportuar në Qafë Gjashtë në Sarandë ku mësohet se një furgon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet janë përplasur.
Bëhet me dije se makina i ka prerë rrugën furgonit duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe aksidentin. Nga ky aksident për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Lidhur me ngjarjen, drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në polici. Konkretisht bëhet fjalë për Shkëlqim Nikolla, shoferi i furgonit dhe Iris Skora drejtuesi i automjetit tjetër.