
Një aksident automobolistik, i ndodhur në sy të Policisë, është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Vorë.
Autoritetet policore bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë e përplasjes është plagosur punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, inspektore A. Sh.. Ajo ishte planësuar aty në krye të shërbimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në afërsi të një karburanti.
Efektivja e Policisë Rrugore është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.