
Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë mbrëmjen e së hënës në Mal të Zi, në Barane në afërsi të Plavës.
Tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez: M.Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N.Cirkoviq.
M. Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.
Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë.