Pas shumë orësh kaosi total dhe pas një vjedhjeje kolosale të të dhënave në një deklaratë zyrtare, ONE Albania ka pranuar se ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Bëhet me dije se nga sulmi janë marrë 2 petabyte të dhëna nga kompania ONE.

Në deklaratë, ONE ka dashur të hedhë hi syve edhe mbi klientët e saj.

Sipas ONE, shërbimi nuk është ndikuar nga ky sulm, por kujtojmë se të gjithë dyqanet në Tiranë kanë ulur qepenin.

Madje edhe aplikacioni, nga mbrëmja e djeshme dhe deri tani, është jashtë funksionit. Ndër të tjera, grupi i hakërave, sapo ka publikuar një tjetër mesazh, ku njofton se sulmi ndaj ONE Albania vijon.

ONE Albania rezulton si kompania më e papërgjegjshme ndaj klientëve por që po qendron në treg prej lidhjeve me politikën dhe reklamave që menaxhohen nga vëllai i Veliajt. /GazetaJone