Hakerat sulmojnë kompaninë ONE Albania , sekretet e shqiptarëve dalin sheshit: SKANDALI merr përmasa të frikshme

Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi “Homeland Justice”, kanë njoftuar në profilin e tyre në Telegram se kanë sulmuar kompaninë “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.

ONE Albania operon si agjenci spiunazhi, pergjohen bisedat e gazetarëve: A janë të sigurta telefonatat e klientëve?

Hakerët kanë paralajmëruar se të dhënat e rëndësishme që kanë siguruar do të publikohen së shpejti duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie.

“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”- shkruajnë hakerët.

Hakerët e Homeland Justice kanë vërtetuar edhe njëherë sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.

“Misioni ka filluar (DDMC)

Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!

“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”.”– shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre.

Hakerat sulmojnë kompaninë ONE Albania , sekretet e shqiptarëve dalin sheshit: SKANDALI merr përmasa të frikshme
Hakerat sulmojnë kompaninë ONE Albania , sekretet e shqiptarëve dalin sheshit: SKANDALI merr përmasa të frikshme

Kompania celulare ONE Albania ka shkaktuar jo pak herë zemërim dhe revoltë tek abonetët e saj për shkak të problematikave të ndryshe që hasin duke nisur nga ofertat dhe rimbushjet, për të cilat nuk gjejnë as zgjidhje të shumtat e rasteve.

Pak kohë më parë edhe deputeti i PS-së në Qarkun e Shkodrës, Frrok Gjini, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, ka ngritur shqetësimin se kompania “One Albania” u ka bllokuar celularët dhe politikanëve. Më tej, ai shtoi se qytetarët po vidhen nga kjo kompani celualre dhe këtë sipas tij mund ta konstatojë vetë çdo deputet duke shkuar në dyqanet celulare. Ai ka kërkuar marrjen e masave ndaj kompanisë “One Albania”. Sipas tij, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) duhet të dalë para komisionit dhe të japë shpjegime.

Në një tjetër mesazh, hakerët kanë dërguar edhe video ku tregojnë si ka rënë sistemi i kompanisë celulare pas sulmit të tyre ku kanë vjedhur dhe të dhënat e mijëra abonentëve shqiptarë.

“Lejohet qasja në Terror-Telecom

MyOneAL, mbështetësi dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte mësuar më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë!”– shkruajnë ata.

Kujtojmë se grupi “Homeland Justice” ka publikuar pak muaj më parë një sërë dokumentash. Mes tyre, kanë qenë lista të zgjedhësve, certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

Lista me fluturimet e kryeministrit Edi Rama ishte një tjetër publikim që ngjalli debat në vend, me opozitën që ka kërkuar komision hetimor, duke akuzuar Ramën për shpërdorim detyre dhe vjedhje të parave publike. Kërkesa megjithatë u refuzua nga mazhoranca socialiste.

Mes publikimeve kanë qenë dhe dokumenta të klasifikuara “sekret”, që erdhën pasi kryeministri Edi Rama do të deklaronte se nga hakerat nuk janë marrë të dhëna sekrete.

Gjithashu u publikuan disa mail-e të zyrtarëve të lartëve, mes tyre deputetë të Kuvendit.

Një sulm kibernetik mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti në mes të muajit korrik. Për këtë qeveria shqiptare bëri përgjegjëse Tehranin zyrtar dhe vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në muajin Shtator, duke dëbuar diplomatët iranianë nga Shqipëria.